Është asgjësuar mjeti në “Breg të Diellit” në Prishtinë i cili dyshohej se ishte mjet shpërthyes.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka treguar se mjeti nuk ishte shpërthyes.
“Nga njësia për menaxhimin e mjeteve shpërthyese mjeti i dyshuar është asgjësuar në mënyrë të kontrolluar dhe ka rezultuar të mos jetë mjet shpërthyes”, ka treguar Borovci për KosovaPress.
Ndërkohë që u raportua se në këtë pjesë të Prishtinës mjeti dyshohet të ishte shpërthyes.
“Rreth orës 12:00 është pranuar informata se në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë është gjetur një mjet i dyshimtë që dyshohet të jetë mjet shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme të sigurisë”, tregoi Borovci./KP