TAHIRI: MEMLI KRASNIQI NJERIU I DUHUR PËR TA DREJTUAR PDK-NË (VIDEO)

- in Lajme

Ish-anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri është shprehur optimist se konventa zgjedhore do të jetë pikënisje e rëndësishme që PDK-ja t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gjatë pauzës së konventës, Tahiri tha se PDK-ja e udhëhequr nga Memli Krasniqi do të bëjë ndryshime në Kosovë.

Tahiri: Kjo konventë zgjedhore do ta nxjerr partinë edhe më të fortë

Video:

“Sot po hymë jashtëzakonisht të konsoliduar në këtë proces, kjo konventë zgjedhore do ta nxjerr partinë edhe më të fortë. Jemi të bindur se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kurdo që do të mbahen kjo do të jetë pikënisje e rëndësishme se ne do t’i fitojmë ato zgjedhje”, tha ai.

Megjithëse është vetëm një kandidat për kryetar të partisë, Tahiri, i cili është edhe shef i grupit parlamentar të PDK-së tha se këto zgjedhje janë demokratike dhe se mundësitë për të kandiduar e kanë pasur të gjithë.

Tahiri: Memli Krasniqi do të jetë njeriu i duhur që do ta drejtojë PDK-në

Video:

“Dëshira, vullneti dhe guximi i Memli Krasniqit për të hyrë në një proces të tillë është një ikurajim i madh për të gjithë ne. Gjitha strukturat e PDK-së dhe ne jemi të bindur se Memli Krasniqi do të jetë njeriu i duhur që do ta drejtojë PDK-në vitet e ardhshme dhe dekadën e ardhshme. Një parti e udhëhequr nga zotëri Krasniqi do të bëjë ndryshime në Kosovë”, tha ai.

I pyetur për rolin e ish ambasadorës Vlora Çitaku në lidershipin e ri, Tahiri tha se rikthimi i saj është i natyrshëm.

Tahiri: Çitaku do të jetë pjesë e lidershipit të partisë

Video:

“Zonja Citkau gjithmonë ka qenë pjesë e PDK-së, rikthimi në shtëpinë e saj është i natyrshëm dhe do të jetë pjesë e lidershipit të partisë”, tha ai./KP