MBYTET NË PLAZHIN E VELIPOJËS 76-VJEÇARI NGA FERIZAJ

- in Lajme

Një person është mbytur para pak minutave ne bregdetin e plazhit te Velipojës.

Viktima është identifikuar si shtetasi Murat Hyseni, 76 vjeç nga Ferizaj, raporton TCh.

Pushuesit dhe roja bregdetare e kanë nxjerrë në breg ndërsa ka shkuar edhe ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës, por ka qenë e pamundur për ta rikthyer në jetë pasi i moshuari kishte ndërruar jetë brenda në ujë./KP