Italianët eliminuan në çerekfinale Belgjikën, kurse Spanja e eliminoi Zvicrën.
Pas ndeshjeve të sotme të Euro 2020, tanimë janë mësuar dy kombëtaret e para që kanë siguruar biletat drejt gjysmëfinales, ku Italia dhe Spanja do të përballen me njëra-tjetrën, përcjell KosovaPress.
Italia e mposhti Belgjikën me rezultat 2:1, kështu duke e vazhduar ëndrrën për triumf në këtë Kampionat Evropian, ku përmes golave të Barellas dhe Insignes siguron plasmanin tutje.
Në anën tjetër, në ndeshjen mes Spanjës dhe Zvicrës nuk mjaftuan 120’ minuta për ta përcaktuar fituesin pasi që rezultati ishte i barabartë 1:1, ku me ndihmën e penalltive, respektivisht tre penaltive të humbura nga Zvicra, Spanja kualifikohet për në gjysmëfinale.
Gjysmëfinalja e parë e konfirmuar në Euro 2020 është mes Italisë dhe Spanjës që do të zhvillohet me datën 6 korrik në stadiumin “Wembley” të Londrës./KP