Arbëria ka befasuar me transferimin e ri.
“Stuhia e Kuqe” para pak minutash ka prezantuar 19 vjeçarin Andi Seferi. Seferi është rritur si futbollist në ekipet zingjirë të Borussia Monchengladbach, teksa së fundmi u paraqit për FC Union Schafhausen. Ai tek skuadra dobrajase është afruar në formë huazimi. Seferi ka qenë më parë edhe pjesë e Kosovës U-19./RTK