Një nga kombëtaret favorite për të fituar këtë Kampionat Evropian, Italia, do të përballet sot me Austrinë në stadiumin “Wembley” të Londrës, në kuadër të fazës së eliminatoreve të Euro 2020.
Italianët rikthehen në këtë ndeshje nga tre fitore radhazi në fazën e grupeve, kurse austriakët kanë kaluar në fazën e eliminatoreve për herë të parë në histori, pas dy fitoreve në Grupin C, përcjell KosovaPress.
Italia dhe Austria janë përballur tetë herë me njëra-tjetrën, ku pesë fitore kanë regjistruar italianët, një austriakët dhe dy herë janë ndarë me barazim.
Në ndeshjen e sotme, të dy trajnerët do të kenë mungesa të lojtarëve, ku tek “Azzurët” do të mungojë mbrojtësi i PSG Alessandro Florenzi, kurse tek Austria nuk do të paraqitet sulmuesi I Borussia Monchengladbach Valentino Lazaro.
Formacionet e mundshme të dy kombëtareve i gjeni më poshtë.
Italia (4-3-3): Donnarumma; Di Lorenzo, Acerbi, Bonucci, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Immobile, Insigne
Austria (4-3-2-1): Bachmann; Lainer, Dragovic, Hinteregger, Alaba; Laimer, Grillitsch, X. Schlager; Sabitzer, Baumgartner; Arnautovic
21:00 Italia – Austria (Stadiumi Wembley-Londër)/KP