Ekspertët thonë se përdorimi i kufjeve mund të shkaktojë probleme shëndetësore të tilla si dyllë veshi të tepërt, dhimbje veshi dhe tinitus nëse nuk përdoren si duhet.
Dr. Sterling N. Ransone, një mjek familjar dhe president i zgjedhur i Akademisë Amerikane të Mjekëve të Familjes, tha për Healthline se procesi i pastrimit të kufjeve është tepër i rëndësishëm për të shmangur problemet me veshët.
Ai tha se është thelbësore të pastrohet dhe dezinfektohet pjesa e veshit dhe çdo pjesë silikoni për të hequr dyllin e akumuluar dhe për të vrarë bakteret potencialisht të dëmshme.
Dr. Ransone theksoi se dylli i veshit është një gjë e natyrshme që ndihmon në mbrojtjen e veshëve tanë, por mund të mblidhet në zonën afër kufjeve dhe kjo krijon një vendi ku mikrobet rriten.
Përpos kësaj, ai përmendi edhe faktin që duhet të tregoni kujdes nëse stërviteni me kufje. Aktiviteti fizik rrit lagështinë në zonën e veshëve, kështu që pas stërvitjes, hiqini kufjet dhe lëreni zonën të thahet.
Pastrimi i kufjeve duhet të ndodhë minimalisht një herë në javë. Përdorni peceta me alkool. Kur nuk i përdorni, vendosini në një zonë të thatë dhe të pastër./RTK