PRISHTINA ZHVILLON NDESHJE KUNDËR INTER ESCALDES

- in Sport

Skuadra nga kryeqyteti Prishtina do të zhvillojë sot ndeshjen finale të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës nga Andorra Inter Escaldes.

Me fillim nga ora 20:00 të dy skuadrat do të zbarkojnë në stadiumin “Elbasan Arena” të Shqipërisë, ku fituesi i kësaj finale do të ndeshet me Ferencvarosin në fazën e eliminatoreve, përcjell KosovaPress.

Në rrugëtimin drejt kësaj finaleje, Prishtina në gjysmëfinale e mposhti kampionin e San Marinos Folgore, me rezultat solid 2:0, kurse Inter Escaldes me rezultat minimale 1:0 mposhtën skuadrën e HB Torshavn.

Finalja e fazës preliminare të Ligës së Kampionëve

20:00 Prishtina – Inter Escaldes (Stadiumi Elbasan Arena-Elbasan)

/KP