Një pallat 12 kate është shembur pjesërisht në kontenë Dade në Majami orët e para të ditës së sotme, duke tronditur banorët e zonës.
Një numër i madh forcash policore e me dhjetëra skuadra zjarrfikëse mbërritën me urgjencë në vendngjarje.
Skuadrat e shpëtim-kërkimit janë duke gërmuar nën rrënojat e ndërtesës për të gjetur të mbijetuar.
Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orën 01:20 në rrethana ende të paqarta, ndërsa dyshohet për shumë viktima.
Dëshmitarët raportojnë se kanë dëgjuar zëra të njerëzve të bllokuar nën rrënoja.
Punonjësit e ndihmës kanë evakuuar sakaq edhe banorët e ndërtesave fqinj, duke i dërguar ato në një qendër pushimi të zonës. Rrugët rreth e rrotull gjithashtu janë mbyllur./KP
<iframe allowfullscreen frameborder=”0″ width=”698″ height=”573″ scrolling=”no” id=”molvideoplayer” title=”MailOnline Embed Player” src=”https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2446475.html”></iframe>