Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, i ka ndarë mirënjohje Komunës së Gjilanit, pas suksesit të nxënësve në garat e shkencave natyrore.
Mirënjohjen e ka pranuar sot zyrtarisht drejtori i Arsimit Nazim Gagica, i cili është shprehur të jetë krenar me sukseset e nxënësve të Gjilanit.
“Isha i nderuar me mirënjohjen që pranova nga ministrja Nagavci, për suksesin e nxënësve tanë të arritur në garat e shkencave natyrore. Suksese të vazhdueshme nxënësve të Komunës së Gjilanit. Faleminderit mësimdhënësve dhe drejtuesve arsimor për kontributin e dhënë në fushën e arsimit dhe edukimit”, ka thënë ai./KP