NUDISTËT FESTOJNË

- in Rajoni dhe Bota

Më shumë se 1500 notarë nudistë u zhytën në ujërat e akullta të Tasmanisë për të festuar solsticin veror 2021.

Temperatura e ajrit në plazhin e Hobart ishte vetëm 3 gradë celsius, ndërsa ajo e ujit 13 gradë celsius, por kjo nuk i pengoi të pranishmit të futeshin në det.

Zakonisht, kjo mbledhje e përvitshme tërheq shumë më tepër njerëz, por për shkak të COVID-19, numri i pjesëmarrësve u kufizua nga autoritetet.

Solstici veror – dhe ai dimëror – janë fenomene natyrore që shoqërohen me rituale të shumta në të gjithë botën, sidomos në Evropë./KP