Më 3 korrik Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të zgjedh kryetarin e ri.
Kandidati/ja që synon që të garoj për të parin e PDK ka afat kohor deri më 1 korrik që ta shpall kandidaturën. Kjo e mbështetur në bazë të statusit të partisë.
“Partia Demokratike e Kosovës ka hyrë në përgatitjet intensive për organizimin e Konventës për zgjedhjen e Kryetarit të partisë më 3 korrik. Mbështetur në statutin e partisë, kandidati/ja që synon të garoj për Kryetar ka afat kohor ta shpall kandidaturën deri dy ditë para mbajtjes së Konventës, pra më 1 korrik (E Enjte) ora 17h. Kandidati/ja që garon për Kryetar të partisë, duhet të paraqes listën me 50 nënshkrime të delegatëve nga 818 sa ka gjithsejtë Konventa si dhe platformën e tij/saj politike”, thuhet në komunikatën për media të PDK-së.
Nga PDK thonë se “Grupi punues i Konventës mirëpret nga të gjithë kandidatët që të kontribuojnë rreth përgatitjes sa më të mirë të Konventës”.
Një ditë para mbajtjes së Konventës do të mbahet një takim i përbashkët me të gjithë kandidatët për t’i njoftuar me përgatitjet që janë bërë, rregullat statutatre dhe agjendën e ditës zgjedhore.
“Pas formalizimit të kandidaturave, një ditë para mbajtjes së Konventës, do të organizohet një takim i përbashkët me të gjithë kandidatët për t’i njoftuar me përgatitjet që janë bërë, rregullat statutare dhe agjendën e ditës zgjedhore të Konventës. Zyrtari i lartë përgjegjës i partisë për tu kontraktuar për të gjithë mbarëvajtjen e procesit përgatitor të Konventës së PDK-së është Sekretari Elektoral, z. Betim Gjoshi”, përfundon njoftimi i PDK-së. /KP