Sot në selinë e UEFA-s në Nion është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023 për Kombëtaret U21.
Kosova do të luajë në Grupin G, ku sërish do të përballet me Anglinë, Shqipërinë dhe Andorën, teksa në grup janë edhe Republika e Çekisë dhe Sllovenia.
53 ekipet e përfshira në këto kualifikime do të nisin garën nga muaji mars për 14 vende në Evropian, ku do t’i bashkohen vendet nikoqire Gjeorgjia dhe Rumania.
Ndërkohë, orari i ndeshjeve nëpër grupe do të caktohet ndërkohë gjatë ditës. /RTK