REKORD MUNGESASH NGA CARVAJAL

- in Sport

Ka qenë shumë i pafat në aspektin fizik Dani Carvajal. Mbrojtësi anësor i Real Madrid konsiderohet si një nga më të mirët në rolin e tij, mirëpo dëmtimet e kanë ndaluar  të jetë pjesëmarrës në plot 65 ndeshje në pesë vitet e fundit.

 

Vetëm në këtë sezon, ai ka munguar për 14 ndeshje, ndërsa nuk aktivizohet nga dy janari, transmeton Vip Sport. Tashmë, trajneri Zinedine Zidane pret ta ketë të gatshëm në ndeshjen e ardhshme kur ekipi i tij të vihet përballë Levantes, mirëpo francezi ka detyruar për ta menaxhuar në mënyrën e duhur pasi përndryshe rrezikon që futbollisti të bëjë një tjetër ndalesë./RTK