RITA ORA NGA KALIFORNIA: E VERDHË E BUTË

- in ShowBiz

Këngëtarja e njohur po vazhdon të ngacmojë fansat me foto të nxehta nga Kalifornia.

Rita Ora ka pozuar në edicion seksi duke shfaqur fizikun e saj të mprehtë.

“E verdhë e butë”, shkroi 30-vjeçarja në Instagram krahas fotove të postuara.

Rita Ora, në asnjë moment nuk e harron Kosovën dhe ajo ka treguar se vazhdon të ndjehet krenare me titullin ambasadore nderi, të cilën e mori më 10 korrik 2015, në një ceremoni që u zhvillua në Ambasadën e Kosovës në Londër.

Kujtojmë, Rita Ora publikoi në prill video-klipin e këngës “Bang Bang”, i cili vjen në formë bashkëpunimi me DJ e njohur nga Kazakistani, Imanbek./KP