LUCIEN FAVRE PASUESI I VILLAS-BOAS TE MARSEILLE!

- in Sport

Lucien Favre mund të rikthehet shumë shpejt në krye të një skuadre.

 

63-vjeçari që u shkarkua nga drejtimi i Borussia Dortmund, mund të rikthehet në Francë, ku më parë ka drejtuar skuadrën e Nice.

Zvicerani është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Marseille, pasi Villas-Boas ka vendosur të mos e rinovojë kontratën, që i skadon në fund të sezonit.

Aktualisht skuadra e Marseille renditet në vendin e gjashtë 11 pikë larg zonës Champions. /RTK