Dy persona janë arrestuar dje pasdite në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit në trup dhe në automjetin e tyre, u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë të përgjithshme 953.9 gram dhe 610 euro.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit në banesën e njërit të dyshuar janë sekuestruar 3665 euro. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /KP