TENTIM VRASJE NË PRISHTINË

- in Lajme

Një person ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull në Prishtinë, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur dje në mesditë në Prishtinë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, dy gëzhoja dhe një fishek.

I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe po vazhdon të hetohet./KP