HARADINAJ NË VRANOCIN E ADRIAN KRASNIQIT

- in Lajme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë homazhe në fshatin Vranoc, ku edhe ka ndarë medalje për bashkëluftëtarin e tij, Blerim Krasniqi.

“Mikpritje shqiptare te Shaban Arifi, në shoqëri të shumë kolegëve, miqve e bashkëluftëtarëve. Me këtë rast kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut në çështje kombëtare, për bashkëluftëtarin Blerim Krasniqi. Gjithmonë i lumtur kur takoj luftëtarët e lirisë, me të cilët rrugëtuam bashkë në kohërat e vështira për vendin dhe faqebardhë përmbushëm misionin e lirisë”, ka shkruar Haradinaj./KP