“ANI MOJ KOSOVË”, HARADINAJ IA THOTË PËRSËRI KËNGËS (VIDEO)

- in Lajme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përsëri ka kënduar këngën e tij të preferuar.

Ish-kryeministri gjatë përvjetorit të dëshmorit Bastri Canollit në fshatin Canaj të Gollakut, së bashku me miq e dashamirë është parë duke kënduar këngën “Ani moj Kosovë”, njëra ndër më të preferuarat e tij.

KosovaPress ju sjell një video të shkurt ku Haradinaj shihet duke i asistuar njërit nga grupet folkorike.

https://kosovapress.com/ani-moj-kosove-haradinaj-i…

/KP