Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Holandës dhe Austrisë, ku pas 45’ minutave lojë rezultati është 1:0 në favor të vendasve.
Pas një faulli të shkaktuar brenda 16-metërshit nga austriaku David Alaba, akordohet penalti ku sulmuesi Memphis Depay e konkretizon me gol në minutën e 11’, përcjell KosovaPress.
Brenda 45’ minutave lojë të zhvilluar, holandezët kanë dominuar pjesën e parë me gjashtë raste për gol, dhe një rast konkret drejt portës.
Rezultati pas pjesës së parë është 1:0. /KP