Një tifoz është në një gjendje kritike pasi ra nga tribunat gjatë ndeshjes së Anglisë në Euro 2020 kundër Kroacisë të dielën.
Tashmë ka filluar procesi për të hetuar plotësisht incidentin, i cili ndodhi menjëherë pas fillimit të fitores 1-0 të Anglisë, përcjellë KosovaPress.
Një zëdhënës i stadiumit “Wembley” për Sky Sports Neës tha:
“Ne mund të konfirmojmë që një spektator ra nga tribunat menjëherë pasi filloi ndeshja midis Anglisë dhe Kroacisë në “Wembley Stadium”.
“Spektatorit iu dha kujdesi mjekësor në vend dhe më pas u dërgua në spital në një gjendje të rëndë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me UEFA për t’u siguruar që çështja të hetohet plotësisht dhe ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën.”, theksoi ai.
UEFA e ka konfirmuar incidentin por nuk pranoi të komentojë më tej, duke përmendur arsyet e privatësisë.
Një numër prej 18,497 tifozësh shikoi ndeshjen në “Wembley”./KP