​Mehaj dhe Jusufi diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

- in Lajme

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur sot në takim, ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, e cila ka theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Nga ana e tij, ministri Mehaj, vlerësoi nivelin e bashkëpunimit të deritashëm duke shprehur interesimin për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit si dy vende fqinj për çështjet me interes të përbashkët në fushën e mbrojtjes./KP