Kanë përfunduar pjesët e para në miqësoret mes shteteve që janë duke u zhvilluar në kuadër të programit të sotëm, ku në dy përballjet më interesante ende nuk ka gola.
Ndeshjet më të mira të programit të sotëm janë ajo mes Anglisë e Austrisë dhe Gjermanisë e Danimarkës, ku momentalisht pas 45’ minutave lojë, në dy ndeshjet rezultati është i barabartë 0:0, përcjell KosovaPress.
Në anën tjetër, Franca është duke e zhvilluar miqësoren kundër Uellsit, ku rezultati aktual është në favor të “Gjelave” 1:0.
Rezultatet e pjesëve të para i gjeni më poshtë.
Holanda – Skocia 1:1
Rumania – Gjeorgjia 0:0
Anglia – Austria 0:0
Gjermania – Danimarka 0:0
Franca – Uellsi 1:0 /KP