VEDAT MURIQI SHKUND SAN MARINON

- in Sport

Kombëtarja e Kosovës në futboll, është treguar skuadër e fuqishme në miqësoren ndaj San Marinos, duke fituar bindshëm prej 4-1, raporton RTKLive.com.

 

‘Dardanët’ kanë bërë paraqitje mjaft të mirë në duel me modestët e San Marinos, duke e dominuar në tersi ndeshjen dhe duke shënuar katër gola.

Njeriu i ndeshjes padyshim së ishte sulmuesi Vedat Muriqi, i cili shënoi katër golat.

Anëtari i Lazios së Italisë, rrugën e golave e gjeti në minutën e 27-të, 46-të, 47-të dhe 76-të, derisa golin e nderit për skuadrën mike e realizoi David Tomason në minutën e 85-të.

Kjo ndeshje ishte një test mjaft i mirë për përzgjedhësin Bernard Challandes, i cili nga afër pa formën dhe potencialin e lojtarëve të rinj të ftuar për këtë ndeshje.

Pas kësaj miqësore, Kosova me 4 qershor në Austri luan miqësoren e radhës kundër Maltës. /RTK