BENZEMA PRITET T’I BASHKOHET GJIGANTIT EVROPIAN

- in Sport

Karim Benzema është duke e menduar seriozisht largimin nga Real Madrid pas më shumë se një dekade te kjo skuadër ku ka fituar të gjithë titujt e mundshëm me madrilenët.

 

E ardhmja e sulmuesit francez duket shumë larg Madridit dhe tashmë momenti i Juventusit ka ardhur që ka kohë që është e interesuar për shërbimet e tij.

Bisedimet mes dy palëve pritet që të zhvillohen gjatë kësaj vere kur futbollisti atë kohë do të ketë vetëm një vit kontratë të mbetur dhe “Los Blancos” do e shesin për mos ta lënë verën e ardhshme të largohet me parametra 0.

Edhe Lyon ishte e interesuar për të mirëpo paga e lartë e francezit e bën Juventusin automatikisht favorit në këtë garë. /RTK