IBRA: NË BOTËN E ZLATAN NUK KA VEND PËR RACIZËM

- in Sport

Ylli i AC Milanit, Zlatan Ibrahimoviq ka reaguar pas përplasjes me ish-bashkëlojtarin Romelu Lukaku.

 

Thuhet se dje në përballjen Inter – Milan, suedezi e ofendoi në bazë racore belgun gjatë një përleshje.

“Shko bëjë vodon tënde të m****, majmun i vogël”, thuhet se ishin fjalët e Ibrahimoviqit.

Mirëpo, 39-vjeçari ka reaguar në Twitter duke thënë se nuk di për racizëm dhe të gjithë janë të barabartë.

“Në botën e Zlatan nuk ka vend për racizëm. Jemi në të njëjtën garë, jemi të barabartë. Jemi të gjithë lojtarë, disa më të mirë se të tjetër”, ka shkruar Ibra./RTK