Jason Dupasquier ishte vozitësi 19 vjeçar i MotoGP i cili dje humbi jetën derisa ishte në prova zyrtare para garës që do të zhvillohej një ditë më pas.
Dupasquier humbi kontrollin e motoçikletës së tij nga shpejtësia dhe më pas erdhi edhe përplasja me garues të tjerë që e bënë edhe më të rëndë aksidentin e tij, përcjellë KosovaPress.
Ai u dërgua menjeherë në spital por pas disa orësh autoritetet shëndetësore njoftuan se nuk iu përballoi plagëve të shumta dhe vdiq./KP