VRITET NJË PERSON NË PRISHTINË

- in Lajme

Një person është vrarë mbrëmjen e sotme në rrugën “Ndue Përleshi” në kryeqytet.

 

Policia e ka konfirmuar rastin për KosovaPress, teksa ka dhënë edhe detaje shtesë.

Sipas burimeve jozyrtare mësohet se babai ka vrarë të birin.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen “Ndue Perlleshi” ne Prishtinë.

Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne  hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen.

Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e  përdorur ne rast.

Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriçimit të plotë të këtij rasti​./RTK