Depresionet dhe agresionet bëhen më të forta.
Sipas një studimi të Universitetit të Oksfordit në të cilin morën pjesë 25 mijë vetë rezultoi se çdo sasi alkooli çon në një shëndet mendor më të dobësuar dhe se nuk ekziston asnjë nivel i “sigurt” i konsumit të alkoolit, shkruan “DW”.
“Sa më shumë alkool të konsumojmë, aq më shumë zvogëlohet vëllimi i lëndës gri të trurit” – tha Anya Topiwala, kërkuese klinike me shumë përvojë dhe njëkohësisht autore kryesore e studimit, transmeton lajmi.net.
Alkooli i tepërt ndikon para së gjithash në tru: perceptimi është i shtrembëruar, aftësia e gjykimit e turbulluar, aftësia e përqendrimit reduktohet. Në të njëjtën kohë ulet edhe pragu i rezervimit; ndoshta ndjen një lloj qetësie të këndshme.
Por teprimi mund të shkaktojë dehje deri në humbjen e vetëdijes.Veçanërisht rëndë është treguar kjo në konsumin e tepruar deri në gjendje kome tek të rinjtë. Depresionet dhe agresionet bëhen më të forta.
“Zvogëlimi i vëllimit të trurit çon rrjedhimisht edhe në një performancë më të dobët të kujtesës” – shpjegoi ajo./RTK