Militantët e grupit majtist “Shining Path” vranë të paktën 14 persona, përfshirë dy fëmijë, në një rajon të largët të këtij vendi të Amerikës së Jugut, i cili është i njohur për prodhimin e kokainës.
Militantët dogjën trupat e disa viktimave në masën që ato nuk njihen, njoftoi sot ushtria peruane, raporton Reuters.
Pamfletet që inkurajojnë peruanët të abstenojnë nga votimi në zgjedhjet presidenciale u gjetën në vendin e masakrës, sipas një deklarate nga forcat e armatosura peruane.
Ushtria i quajti vrasjet një “akt gjenocidi” dhe tha se “Shining Path” më parë i kishte quajtur sulmet e tilla një formë e “spastrimit shoqëror”.
Një deklaratë nga forcat e armatosura peruane siguroi qytetarët peruanë se ata do të kishin një “proces të sigurt zgjedhor”.
Masakra ndodhi në rajonin e Vale de los Rios Apurimac, ku 75% e kokainës prodhohet në Peru, njoftuan autoritetet.
“Ndoshta mund të ketë edhe më shumë të vrarë”, tha komandanti i policisë Cesar Cervantes për radio RPP, i cili më parë kishte thënë se të paktën 18 njerëz ishin vrarë.
Rajoni i madh malor ku ndodhi masakra është qendra e operacioneve të vazhdueshme nga forcat e sigurisë kundër mbetjeve të ” Shining Path “, të cilën policia i konsideron si truprojat e kontrabandistëve të drogës.
Grupi rebel maoist, i konsideruar prej kohësh terrorist nga qeveria, nisi një nga përplasjet më vdekjeprurëse brenda shtetit të Amerikës Latine në vitet 1980 dhe rreth 69.000 njerëz u vranë, sipas Komisionit lokal të së Vërtetës.
” Shining Path” filloi të dobësohej në fillim të viteve 1990, pasi u arrestua themeluesi Abimael Guzman, dhe që nga ajo kohë grupi u shndërrua në një bandë kriminale me tregtarët e drogës./KP