Eden Hazard kërkon të rikthehet te Chelsea

- in Sport

Eden Hazard raportohet se po kërkon të bëjë një kthim befasues te Chelsea nga Real Madridi, pretendon “El Chiringuito”.

Sulmuesi belg ka kaluar dy sezone i përcjellur nga një numër i madh i lëndimeve në Spanjë dhe dëshiron të provojë edhe njëherë veten e tij në stadiumin “Stamford Bridge” në përpjekjë për t’i dhënë një tjetër gjallëri karrierës së tij, përcjell KosovaPress.

Hazard u transferua në Real Madrid nga Chelsea në vitin 2019 dhe për kartonin e tij “Los Blancos” kishin paguar 103.5 milionë funte./KP