Mos e lejoni Instagramin t`ju gënjejë: I keni parasysh fotot në plazh me flokë të lëshuar që duken perfektë, por njëkohësisht duken edhe të shkujdesur?
Janë “beach waves” – por që në fakt, nuk është se t’i bën vetë atmosfera e plazhit, si me magji. Më poshtë gjeni ca mënyra si mund t’i realizoni vetë:
#1 – Përdorni pjaster
Bëni diku tek 4 gërsheta ose më shumë/më pak në varësi të gjatësisë dhe trashësisë së flokut dhe vendosni pjastrën e nxehtë mbi to. Nxehtësia do bëjë që forma e flokut të qëndrojë si onde e lehtë kur të hiqni gërshetat.
#2 – Flini me gërsheta
Bëni 2-4 gërsheta në mbrëmje dhe flini me to gjatë natës. Në këtë rast, por edhe në të gjitha rastet ku do të bëni onde, sugjerohet të mos përdorni zbutës flokësh (balsam) paraprakisht, sepse kështu ondet do të zgjasin më gjatë dhe do të krijohen më lehtë.
#3 – Përdorni një mashë flokësh
Bëni kaçurrellat/ondet klasike me një mashë dhe më pas jepuni 1-2 krehje me krehër të thjeshtë. Mos përdorni spray flokësh (llak) në mënyrë që ondet të bien gradualisht dhe të mbeten ato që quajmë “beach waves”.
#4 – Përdorni një mashë vetëm për “onde plazhi”
Nëse doni të shpenzoni pak më shumë para, atëherë përdorni pajisjen specifike për të krijuar këto onde, “wave iron”./RTK