​8 pyetjet më të shpeshta që u bëhen infermierëve në intervistat e punës

- in Lifestyle

Ashtu si në çdo profesion tjetër edhe ata të cilët duan të bëhen infermierë do të hyjnë në procesin e intervistimit. Duke qenë se infermieri është personi i cili do të jetë aty në çdo situatë, do të kërkohen shumë aftësi, sidomos kur mendohet që po flitet për një profesion i cili merret me jetët e njerëzve.

Ky artikull nga Akademi Pune do të shërbejë si udhërrëfyes për kandidatët të cilët aplikojnë në fushën e infermierisë.

A punoni mirë me infermierët tjerë, mjekët apo stafin?

Puna ekipore duhet të jetë aftësi themelore për secilin që bën pjesë në fushën e infermierisë. Është e rëndësishme të tregoni që e dini se sa e vlefshëm është puna bashkë me mjekët, infermierët e tjerë dhe të gjithë anëtarët e stafit. Ku përgjigjeni në këtë pyetje theksoni aftësitë interpersonale, si puna ekipore, durimi dhe qetësia si dhe dëgjimi aktiv!

Si do ta menaxhonit një pacient të vështirë?

Si infermierë është e rëndësishme që të keni durim dhe dhembshuri. Pacientët shpesh përballen me situata të vështira, të cilat shpesh mund të ndikojnë në qëndrimet e tyre. Kur hasni një pacient të vështirë, ndërmerrni hapa për t’i siguruar! Sigurohuni që të administroni çdo ilaç siç duhet sipas orarit dhe të siguroni burime shtesë që mund të ndihmojnë për ta bërë pacientin më të rehatshëm! Kur ju bëhet kjo pyetje, merrni parasysh të jepni një shembull të një kohe kur keni hasur në një pacient të vështirë dhe keni ndihmuar në përmirësimin e rezultatit të pacientit!

Si e menaxhoni stresin e vendit të punës?

Është diçka e përhershme që në këtë profesion të përjetoni rrjedha të shpejta të punës dhe detyra komplekse të fushës. Prandaj është e rëndësishme të keni një shpjegim të qartë sesi t’i trajtoni aspektet emocionale dhe fizike të punës tuaj. Për t’u përgjigjur në këtë pyetje, përshkruani të gjithë hapat që i keni marrë gjatë jetës për ta lehtësuar stresin dhe për ta mbajtur një mënyrë jetese të shëndetshme!

Çfarë do të bënit në qoftë se zëvendësuesi juaj nuk vjen?

Infermierëve u kërkohet që të qëndrojnë në punë derisa të arrijë infermieri/ja e ndërrimit tjetër. Kur ai/ ajo nuk arrin në kohë disa zgjidhje që mund t’i ofroni kësaj situate përfshijnë kontaktimin e zëvendësuesit tuaj, derisa qëndroni për disa minuta më shumë se ndërrimi juaj, ose gjetjen e dikujt tjetër për të mbuluar përgjegjësitë para se të vijë ai/ajo. Gjithashtu mund të flisni me mbikëqyrësin tuaj nëse ka ndonjë problem, ose kur zëvendësuesit tuaj vonohen më shumë se njëherë.

Si do t’i trajtonit mosmarrëveshjet me ndonjë mjek/e?

Kur përgjigjeni në këtë pyetje theksoni aftësitë tuaja interpersonale si dëgjimi aktiv, puna ekipore dhe fleksibiliteti, për t’i zgjidhur problemet, si dhe aftësinë për ta ndjekur zinxhirin komandues kur është e nevojshme. Në përgjigjen tuaj përmendni se fillimisht do të komunikoni me mjekun/mjeken në fjalë për ta zgjidhur mospërputhjen!

Si reagoni kur njerëzit kërkojnë diagnozën tuaj personale jashtë mjedisit klinik?

Si profesionist mjekësor do të përballeni me miq apo të afërm të cilët do të kërkojnë këshilla se çfarë të bëjnë me shqetësimet që mund t’i kenë në shëndet. Më e mira është që t’i referoni te profesionistët mjekësor, të cilët mund t’i sigurojnë përmes ekzaminimeve, diagnozave dhe trajtimeve.

Intervistuesve duhet t’jua shpjegoni shkurtimit, mënyrën sesi i bindni miqtë se sa e rëndësishme është që ata të këshillohen me profesionistë mjekësor, të cilët i nxjerrin rezultatet nga testet e ndryshme.

Çfarë do të thotë për ju kujdesi i dhembshur?

Kujdesi me dhembshuri është baza e infermierisë, kështu që kjo pyetje do të bëhet në pothuajse në të gjitha intervistat. Kur përgjigjeni në këtë pyetje provoni që të përdorni përvoja personale si infermier/e, nëse keni pasur të tilla më parë!

Si jeni përballur me konfliktet në të kaluarën?

Edhe kjo është një pyetje tjetër që kërkon shembull specifik nga përvojat personale. Qëllimi është të tregoni që keni disa strategji për zgjidhjen e konflikteve themelore dhe logjike, që jeni gjakftohtë nën presion dhe që i njihni shenjat se kur duhet ta përshkallëzosh një situatë./KP