Atalanta dhe Juventusi ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00 në finalen e Kupës së Italisë.
Ky është trofeu i vetëm që këto dy skuadra mund ta marrin në këtë edicion garues pasi ato janë duke luftuar vetëm për një pozitë që ua siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, përcjell KosovaPress.
Të dy skuadrat tashmë i kanë publikuar formacionet zyrtare të cilat duken si më poshtë:
ATALANTA (3-4-1-2): Gollini; Toloi, Romero, Palomino; Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens; Pessina; Malinovskyi, Zapata. All. Gasperini
JUVENTUS (4-4-2): Buffon; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Danilo; McKennie, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Kulusevski, Ronaldo. All. Pirlo/KP