Prof. Ass. Dr. Artan Haziri: Familja, shkolla dhe shteti!

- in Kult

Para vitit 1999 e kishim institucionin familje të shenjtë. Familja ishte vendi ku edukoheshin dhe krijonim kulturën dhe dashurinë për vendin. Dihej kush është edukator për fëmijët tanë në rrugë dhe në shkollë. Ishte shumë më mirë komunikimi, shkollë – prind – fëmijë, edhe pse nën okupatorin Serb. Na mungonte liria, por kishim gjithçka që varej nga familja, që fëmijët të rriten me një edukatë të lartë. Nuk kishim shtet, por e kishim një familje të shëndoshë. Çka po ndodh tani? A po edukohen fëmijët tanë si e meritojnë? A po e kryejnë mësuesit dhe prindërit rolin e tyre? Pas lufte, e fituam lirinë por nuk e kemi ndjekur rrugën e duhur që shteti dhe familja të funksionojnë si një sistem për edukimin e të rinjve. Duke vrapuar që të kapim shtetin, e kemi humbur edhe ndikimin e familjes tek të rinjtë. Shteti duhet që nëpër shkolla të ketë psikolog, sociolog, klerikë fetarë dhe siguri. Duhet të ndodh në afat sa më të shpejtë. Fëmijët tanë janë nën ndikimin e rrjeteve sociale dhe aspak nuk ndikohen nga mësuesit. Në këtë drejtim, efekt të madh ka edhe përdorimi i internetit. Qasja e fëmijëve në internet i ka efektet pozitive, por edhe negative. Në qoftë se ka kontrollë adekuate, qasja e tyre mund të ndikoj në zhvillimin e personalitetit të tyre, por në të kundërtën në qoftë se kanë qasje të pa limituar, mund të ndikoj negativisht dhe të ketë pasoja. Në Kosovë e kemi të pakontrolluar komplet sistemin kompjuterik dhe pothuajse gjithë kompjuterët nuk kanë kontrollë nga shteti dhe kushdo prej tyre mund të manipuloj dhe kështu janë të ekspozuar para një rreziku potencial. Edhe ne si prindër jemi të shqetësuar me varësinë e tyre nga interneti. Duhet të marrim masa të menjëhershme, duhet sindikata e arsimit të kërkoj përkrahje nga shteti. Pse duhet të ndodhin pasojat qdo herë, që ne të marrim masa. Deri kur?!… /DielliNews.Info