​Hamza: Banka Zhvillimore do të jetë projekt i dështuar

- in Ekonomi

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Bedri Hamza ka deklaruar se themelimi i bankës zhvillimore, pretendim i qeverisë Kurti, do të jetë projekt i dështuar dhe do ta cenojë sektorin bankar.

Duke kritikuar programin e qeverisë në sferën e ekonomisë, Hamza gjatë seancës së sotme, tha se me themelimin e kësaj banke do të prishen edhe rregullat e tregut.

Hamza: Banka Zhvillimore do të jetë një projekt i dështuar

Video:

“Bankën Zhvillimore edhe mund ta themeloni, mund t’i gjeni nja shtatë milionë euro si kapital fillestar, mund ta rrisni borxhin publik edhe për nja 200 milionë ose 100 milionë euro. Mirëpo efektet e saj në ekonomi kanë me qenë shumë të vogla. Nëse e prishni rregullat e tregut ju do ta cenoni sektorin bankar. Nuk e di kur do ta themeloni, por e di se do të jetë projekt i dështuar”, tha ai./E.Zeqiri/KP