Zyrtarët palestinezë në Gaza thanë se e diela ishte dita më vdekjeprurëse që nga fillimi i luftimeve me Izraelin.
Raportohet se 42 persona, përfshirë 16 gra dhe 10 fëmijë, humbën jetën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite gjatë së dielës.
Aeroplanët luftarakë izraelitë filluan 80 sulme ajrore në disa zona të qytetit të Gazës, menjëherë pasi militantët e Hamasit nisen një breshëri raketash në Izraelin jugor.
Ushtria izraelite thotë se militantët palestinezë kanë qëlluar më shumë se 3,000 raketa në drejtim të Izraelit gjatë javës së kaluar, raporton BBC.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka paralajmëruar se luftimet e mëtejshme mund ta fusin rajonin në një “krizë të pakontrollueshme”.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, numri i përgjithshëm i të vdekurve deri më tani në Gaza raportohet se është 197 persona, përfshirë 58 fëmijë dhe 34 gra, me 1,230 të plagosur. Izraeli thotë se dhjetëra militantë janë mes të vdekurve./KP