ME KËTO MËNYRA TË THJESHTA MUND T’I FSHIHNI THINJAT NËSE NUK DONI T’I LYENI

- in Lifestyle

Një mënyrë jetese jo e shëndetshme mund ta përshpejtojë procesin.

 

Si rregull, thinjat e para dalin pas të 30-tave! Nëse gjeni fije gri më herët, mund t’a konsideroni si diçka të parakohshme. Mënyra më e shpejtë për t’i hequr qafe këto fije të bezdisshme është t’i lyeni, shkruan IconStyle.

Por, për fat të keq, brenda pak javësh, rrënjët tona do të rriten dhe flokët gri do të shfaqen sërish. Në këtë artikull, ne do t’ju tregojmë disa metoda që do t’ju ndihmojnë të fshihni flokët gri, pa pasur nevojë që t’i lyeni apo t’i prisni ato.

Melanina është pigmenti përgjegjës për ngjyrën tonë të flokëve. Është prodhuar në qeliza të specializuara të njohura si melanocita. Njerëzit fillojnë të thinjen kur prodhimi i melaninës ndalet.

Në përgjithësi, kjo ndodh për shkak të plakjes ose një predispozitë gjenetike. Një mënyrë jetese jo e shëndetshme mund ta përshpejtojë procesin gjithashtu. Por, hidhini një sy këtyre metodave efikase dhe do të zbuloni disa truke se si t’i fshihni thinjat pa shumë mundim!

Ndaji flokët në mënyra të ndryshme

Ne zakonisht shikojmë që kemi thinja në pjesën e parme të kokës dhe anash saj. Por, mund të jetë e mjaftueshme që të ndryshoni mënyrën se si ndani flokët tuaj për të mbuluar këto fije gri. Nëse dëshironi të jeni më krijues, mund të zgjidhni një model zigzag! Përdorni një llak ose xhel për ta mbajtur atë të fiksuar.

Vendos aksesorë

Nëse nuk ju pëlqejnë gërshetat ose keni flokë të shkurtër, për të fshehur thinjat ka një mënyrë magjike dhe të shpejtë: vendosni aksesorë. Kurora, karfica, gjithçka që do ju bëjë të mbuloni në mënyrë perfekte flokët gri, njëherësh të dukeni edhe moderne. Ju gjithashtu mund të provoni një kapelë.

Bëj gërsheta

Nëse flokët tuaj janë të gjatë, ju mund të mbuloni fijet gri me gërsheta (një bishtalec klasik nuk do ju ndihmojë këtu). Do të duhet të kaloni pak kohë dhe pak përpjekje për të krijuar një bishtalec voluminoz dhe ta ktheni atë në një gërshet të cilin e fiksoni në mënyra të ndryshme. Por, mund të provoni edhe diçka më sfiduese dhe sakaq keni fshehur edhe thinjat tuaja.

Bëj një model flokësh voluminoz

Krijimi i vëllimit që nga rrënjët tuaja, si edhe bërja e kaçurrelave, ju ndihmojnë që të keni një model më voluminoz dhe trendy, sakaq fshihni edhe flokët tuaj gri./RTK