Sot me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës mes Dukagjinit dhe Llapit, në Prishtinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në rrugëtimin e tyre drejt finales, Dukagjini e mposhti në gjysmëfinale skuadrën e Istogut me rezultat 3:0, ndërsa Llapi pas dy ndeshjeve me Prishtinën, i eliminoi kryeqytetasit me rezultat të përgjithshëm 5:4, përcjell KosovaPress.
Fituesi i sotëm i Kupës së Kosovës do të siguroj biletën drejt garave evropiane për sezonin e ardhshëm.
Gjyqtarët që do ta ndajnë ndeshjen e sotme mes Dukagjinit dhe Llapit janë Genc Nuza si gjyqtar kryesor, ndërsa asistentët e tij do të jenë Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, dhe gjyqtari i katërt është Selim Isufi.
20:45 Dukagjini – Llapi (Stadiumi Fadil Vokrri)/KP