Xhiroja e 36 e Premier Ligës angleze do të fillojë sot me një derbi tejet interesant, ku në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United pret skuadrën e Leicester Cityt.
“Djajtë e Kuq” kanë siguruar biletën për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, ku momentalisht gjenden në vendin e dytë në tabelë me gjithsej 70 pikë, 10 sosh më pak se lideri Manchester City.
Në anën tjetër, skuadra e Leicester Cityt do të vazhdoj sot garën për të siguruar një vend në Top 4, ku aktualisht zënë vendin e katërt me 63 pikë, një më pak se Chelsea dhe shtatë sosh larg kundërshtarit të sotëm, Manchester United, përcjell KosovaPress.
Të dy trajnerët do të kenë mungesa të lojtarëve në ndeshjen e sotme, ku Solskjaer nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Daniel James, Phil Jones e Anthony Martial, ndërsa për trajnerin e “Dhelprave” Brendan Rodgers nuk do të paraqiten Harvey Barnes, James Justin e Wes Morgan.
Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë:
Manchester United (4-3-1-2): Henderson; Tuanzebe, Lindelof, Bailly, Telles; Matic, McTominay, Van de Beek; Mata; Greenwood, Cavani
Leicester City (3-4-1-2): Schmeichel; Amartey, Soyuncu, Fofana; Castagne, Ndidi, Tielemans, Thomas; Perez; Iheanacho, Vardy /KP