Të mërkurën në Kosovë arrijnë edhe 38 mijë vaksina antiCOVID-19

- in Shëndetësi

Të mërkurën në Kosovë do të arrijnë në Kosovë edhe 38 mijë e 400 doza të tjera të vaksinë antiCOVID-19, vaksina këto që vijnë në kuadër të aleancës COVAX.

Kështu kanë bërë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Me pranimin e këtyre dozave të vaksinës kundër COVID-19 do të vijohet edhe më tej vaksinimi i kategorive të parapara sipas planit shtetërore të vaksinimit kundër COVID-19.

“Ministria e Shëndetësisë do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX. Rrjedhimisht deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza. Këto doza do të arrijnë në Kosovë të mërkurën paradite. Me pranimin e këtyre dozavë të vaksinës kundër COVID-19, do të vijohet më tej me vaksinimin e kategorive të parapara sipas Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19”, thuhet në njoftimin e MSh-së.KP