Për gjashtë ditë në Kosovë janë vaksinuar rreth 3 mijë e 700 persona të personalit shëndetësor.
Koordinatori i sallës “1 Tetori”, në Prishtinë, Niman Bardhi ka treguar se vetëm gjatë së hënës janë vaksinuar 120 mjekë e staf shëndetësor.
“Është dita e 6 me radhë e vaksinimit në sallën 1 tetori me vaksinë Pfizer. Deri në këto çaste në ditën e sotit janë të 120 persona, përderisa në total shkon numri rreth 3 mijë e 700, nëse i referohemi totalit të përgjithshëm janë diku rreth 28 mijë vaksina përfshirë AstraZenceca dhe Pfizer. Pjesa e personelit shëndetësor është prezent por jo në numrin që kemi pritur, ndoshta përshkak të festës. Por sidoqoftë ne si ekip jemi këtu në sallën ‘1 Tetori”, tha Bardhi./KP