Komisioni Evropian ka arritur një marrëveshje me BioNTech / Pfizer për të blerë deri në 1.8 miliardë doza shtesë të vaksinës së tyre Covid-19, njoftoi të shtunën (8 maj) Presidentja Ursula von der Leyen.
“Jam e lumtur të njoftoj se Komisioni Evropian sapo ka aprovuar një kontratë për 900 milion doza të garantuara,” shkroi von der Leyen në Twitter.
Për më tepër, marrëveshja lejon shtetet e BE të blejnë edhe 900 milion doza të tjera, shtoi ajo.
“Kontrata të tjera dhe teknologji të tjera të vaksinave do të ndiqen”, shkroi von der Leyen.
Kontrata e re, e cila ka mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së, do të përfshijë jo vetëm prodhimin e vaksinave, por gjithashtu sigurimin që të gjithë përbërësit thelbësorë të vijnë nga BE./KP