​Osmani e Kurti bëjnë homazhe tek varri i Fehmi Aganit

- in Lajme

Në 22 vjetorin e vrasjes të nënkryetarit të LDK-së dhe ish deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fehmi Agani homazhe tek varri i tij sot kanë bërë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Osmani nga aty tha se për të gjitha krimet gjenocidale që ka kryer Serbia vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

Ajo tha se sot po kujtohet vrasja makabre e akademik Agani i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm bë vendosjen e bazamentit e shtetit të Kosovës.

Ndërsa, kryeministri e Kosovës, Albin Kurti tha se sot po nderojnë dhe po vendosin lule të freskëta tek varri i Fehmi Aganit për të kujtuar rolin dhe kontributin e tij që është i madh.

Kurti tha se Agani si politikan Ishte paqësor për nga karakteri por përparimtar për nga synimi.

Shefi i ekzekutivit tha se tani me ndryshimet që janë bërë në Kodin e Procedurës Penale në Ligjin për Gjykimin në Mungesë është koha e fundit qe sistemi i drejtësisë në Kosovë të punoj në mënyrë që vrasjet e shumta të regjimit kriminal të Jugosllavisë të fillojmë të kemi gjykime që sjellin drejtësi për te gjitha viktimat.

Akademiku, Fehmi Agani u vra më 6 maj 1999 nga forcat serbe./KP