BSPK-ja përshëndet arritjen e Marrëveshjes së SBASHK-ut me Qeverinë e Kosovës për një mbështetje shtesë në paga për tërë sektorin e arsimit për arsye të shtimit të volumit të punës dhe për arsye të rrezikshmërisë së theksuar nga Covid 19.
“BSPK-ja përshëndet dhe i gëzohet edhe marrëveshjes së SBASHK-ut, Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit lidhur me nënshkrimin e Kontratës së re Kolektive për sektorin e arsimit. Marrëveshjet për realizimin e këtyre dy kërkesave legjitime të SBASHK-ut i konsiderojmë si përkushtim të institucioneve për të vlerësuar angazhimin e vazhdueshëm të punëtorëve të arsimit në realizimin e misionit të tyre në edukimin e armimin e brezave nëpër vite e dekada”, thotë kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini.
Besojmë se duke ndjekur këta shembuj të mirë të bashkëpunimit e marrëveshjes do të punohet shumë edhe në nënshkrimin e Marrëveshjes së Përgjithshme në nivel vendi”, ka thënë ai./RTK