Bashkëpunimi dhe puna në grup janë aftësi të cilat sot kërkohen pothuajse nga çdo punëdhënës. Madje ndër pyetjet më të zakonshme në intervistat e punës janë në lidhje me këto aftësi, varësisht nga profesioni dhe pozita në të cilën kanë aplikuar kandidatët. Ka shumë arsye se përse është kaq e rëndësishme kjo për punëdhënësit, por gjashtë janë më kryesoret sipas “Sandler Training”.
– Nxit kreativitetin dhe të mësuarit
– Bashkon pikat e forta
– Krijon besim
– Mëson aftësi të zgjidhjes së problemeve
– Promovon ndjenjë më të madhe të pronësisë (kontributit)
– Nxitë marrjen e “rreziqeve të shëndetshme”
Prandaj, nëse jeni person të cilit nganjëherë “i zbehen” këto aftësi, ose jeni udhëheqës i një grupi, Akademi pune ju sjellë disa thënie për fuqinë që ka puna ekipore.
“Talenti e fiton lojën, por puna ekipore dhe inteligjenca i fitojnë kampionatet”
– Micheal Jordan –
“Është e mahnitshme se çfarë mund të arrish nëse nuk të intereson se kush i mori meritat”
– Harry S Truman –
“Nëse të gjithë ecin përpara së bashku, atëherë suksesi kujdeset për veten”
– Henry Ford –
“Gjërat e mëdha në biznes nuk janë bërë kurrë nga një person, ato janë bërë nga një grup njerëzish”
– Steve Jobs –
“Nëse kam parë më larg, e kam bërë duke qëndruar mbi supet e gjigandëve”
– Isaac Newton –
“Mënyra për të arritur suksesin tuaj, është të jeni të gatshëm ta ndihmoni dikë tjetër, për ta gjetur atë i pari”
– Iyanla Vanzant –
“Gjej një grup njerëzish të cilët të sfidojnë dhe frymëzojnë, kalo shumë kohë me ta dhe kjo do të ta ndryshojë jetën tënde përgjithmonë”
– Amy Poehler –
“Vetëm mund të bëjmë shumë pak, së bashku mund të bëjmë shumë”
– Helen Keller –
“Duhen dy gurë për të ndezur zjarr”
– Louisa May Alcott –
“Nuk më pëlqen ai njeri. Duhet ta njoh më mirë”
-Abraham Linkoln -/KP