Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e xhiros së 34 të La Ligës spanjolle mes Valencias e Barcelonës me rezultat 0:0.
“Blaugranët” nuk arritën brenda 45’ minutave të parë të zhbllokojnë rezultatin, duke pasur vetëm një goditje drejt portës, statistikë kjo e njëjtë sikur e Valencias, përcjell KosovaPress.
Barça do ta kërkojë me ngulm fitoren sot, për të vazhduar garën me Real Madridin e Atletico Madridin drejt titullit të La Ligës./KP