Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se ka pasur një rënie drastike të shifrave nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.
Nga të dhënat rezulton se ka ndërruar jetë vetëm një person ndërsa kanë rezultuar pozitivë 53 persona nga 1535 testime të kryera.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 6 raste në Fier, 5 raste në Durrës, Devoll, 3 raste në Shkodër, Mallakastër, 2 raste në Korçë, Elbasan, Pukë, Librazhd, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Vlorë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Dibër, Gramsh, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 748 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110.920 që nga fillimi i epidemisë.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një 77-vjeçar nga Korça e ka humbur betejën me COVID-19.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 131.238 raste pozitive, prej tyre 110.920 janë shëruar, 17,921 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2.397 pacientë./tch/KP