Ish-trajneri i Chelseat, Real Madridit, Interit dhe Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka gjetur një punë të re pas largimit nga posti i trajnerit të Tottenhamit.
Portugezi do të jetë në rolin e ekspertit në radio stacionin “talkSPORT”, përcjell KosovaPress.
Angazhimi i 58-vjeçarit portugez u zbulua nga Alan Brazil në emisionin e mëngjesit të premten.
Duke folur për punën e tij të re, Mourinho tha:
“Përshëndetje për të gjithë në talkSport, unë jam Jose Mourinho dhe do të jem së bashku me ju për Kampionatin Evropian në verë. I uroj fat Anglisë, Skocisë dhe natyrisht Portugalisë.”/KP